Partizani ka fituar derbin e 211-të në histori ndaj Tiranës, këtë herë me shifrat 2-0, në sfidën e luajtur në “Air Albania” e vlefshme për javën e 24-të. Derbi u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas asistit të Human, ishte Sidibe i cili pasi kaloi mbrojtjen bardheblu, dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin të kuqve. SHIKOGOLIN
Në minutën e 37-të, Partizani dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt Skuka-Sidibe-Isgandarli, sulmuesi azer “shkund” rrjetën e Bekaj për herë të dytë. SHIKOGOLIN2
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Partizanin, që dominoi totalisht në pjesën e parë si në lojë edhe në rezultat.
Në minutën e 58-të, Tirana i afrohet golit me Rijad Kobiljar, por goditja e boshnjakut ndalet nga traversa. Në minutën e 70-të, fillimisht bardheblutë pretendojnë për një prekje me dorë të topit brenda në zonë dhe më pas për një faull ndaj Rimal Haxhiut, por arbitri ndëshkon me karton të verdhë për simulim lojtarin bardheblu.
Në minutën e 81-të, Tirana i afrohet sërish golit, por edhe njëherë traversa del kundër bardhebluve duke ndalur goditjen me kokë të Donat Mehmetit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Partizani fiton 2-0 dhe rifutet në garë për vendin e 4-të, pasi aktualisht mban vendin e 5-të me 33 pikë, 3 pikë më pak se Dinamo e vendit të 4-të.
Përsa i përket Dinamos, sot “Blutë” e Ilir Dajës bënë një tjetër hap fals duke barazuar 1-1 ndaj Flamurtarit. Për vlonjatët shënoi Bolzan në minutën e 19-të, pas një faulli në zonë nga “Blutë”, për të cilën u desh desh ndërhyrja e VAR. Dinamo barazoi shifrat në fund të shtesës së pjesës së parë me golin e Bruno Ditës. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.







