Atletja britanike shkëlqen në sallat e mbyllura, vendos rekord botëror në 800m

20 Shkurt 2026
11:15
Telesport
back button

Atletja britanike Keely Hodgkinson, kampione olimpike në garën e 800 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, theu rekordin botëror në këtë distancë në salla të mbyllura.

Gjatë një eventi të zhvilluar në Liev të Francës, atletja 23-vjeçare ndali kronometrin në kohën 1’54”87. Një kohë fenomenale, pothuajse 1 sekondë më mirë se rekordi i mëparshëm, vendosur nga sllovenja Jolanda Ceplak me 1’55”82 katër vite më parë.

Një paraqitje e shkëlqyer e atletes britanike, një nga më të mirat e kësaj discipline, që e nis shkëlqyer këtë sezon të ri, me një rekord botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit