Joan Laporta, në një intervistë për “Catalunya Ràdio” rikujtoi momentet më kritike të presidencës së tij, duke pranuar se disa vendime ishin të detyruara nga nevoja dhe jo bindja personale: “E kemi shpëtuar Barçën nga rrënimi. Na kishin vënë këmbën në qafë nga madridizmi sociologjik që donte të na fundoste. Bartomeu ishte mjet i dobishëm për ta. Kishim ndërhyrje të jashtme. Ata janë shumë të zgjuar”.
Puna e tij dhe e ekipit ishte intensive dhe e guximshme: “As mrekulli, as rastësi, as improvizim. Kemi punuar shumë dhe kemi qenë shumë të guximshëm”. Për financat, Laporta pranoi rreziqet: “Duhej të kërkonim një kredi te ‘Goldman Sachs’… Duhej të futeshim në shtrat me armikun, si në çështjen e Superligës”.

Për Messin pranoi tensionet: “Marrëdhënia ime me Leo nuk është më ajo që ishte. Nuk deshi të më përshëndeste në një gala të ‘Topit të Artë’. Çfarëdo të bëjë Messi, do ta respektoj”. Ai theksoi edhe guximin financiar personal: “Vendosëm një garanci prej 125 milionë eurosh. Askush nuk e ka bërë diçka të tillë në historinë e klubit”.
Për stadiumin e ri nënvizoi nevojën për vizion dhe guxim: “Rinovimi i stadiumit është veprim shumë i guximshëm, por i nevojshëm… Të gjitha këto veprime janë bërë për të shpëtuar Barçën.







