Abissnet Superiore: Partizani “likuidon” edhe Egnatian. “Skuqet” Albano Aleksi, gjest i pahijshëm. Elbasani shpëton nderin në fund ndaj Bylis

28 Shkurt 2026
18:35
Telesport
back button

Elbasani ka bërë një hap fals duke barazuar në shtëpi 1-1 ndaj Bylis, në sfidën e vlefshme për javën e 26-të në Abissnet Superiore. Pjesa e parë në “Elbasan Arena” u mbyllnë barazim pa gola. Ballshiotët gjetën të parët golin me Stoilov nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të, pas një faulli brenda në zonë.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 87-të me Loukili, ku goditja e tij falë edhe një devijimi përfundoi në rrjetë. Pas këtij barazimi 1-1, Elbasani mban vendin e dytë me 46 pikë, Bylis në vend të tetë me 24 pikë.

Në sfidën tjetër në “Arenën e Demave”, Partizani ka marrë fitoren e katërt rresht duke mundur 2-0 Egnatian, falë dy golave të shpejtë të Valentino Murataj në minutën e 8-të dhe Sidibe në minutën e 14-të. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të kuqtë.

Në pjesën e dytë, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Albano Aleksi për goditjen ndaj Sembene. Në momentin që po linte fushën e lojës, mesfushori gjirokastrit provokoi tifozët e Partizanit me gjestin e tij antisportiv. Rezultati final 2-0. Egnatia mban vendin e tretë me 46 pikë. Partizani renditet i pesti me 39 pikë, aq sa Dinamo e një vendi më sipër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit