Iniesta “pagëzon” Yamal: Nuk më duket normal me atë që bën në moshën 16-vjeçare

13 Korrik 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Spanja është kandidatja kryesore për titullin final të Kampionatit Europian. Kombëtarja e Luis de la Fuente po i befason të gjithë me cilësinë e shprehur nga individët dhe lojën e treguar nga skuadra, si dhe potencialin që disponon në çdo repart të fushës.

I pyetur për këtë nga “SPORT”, Andrés Iniesta, mesfushori që la gjurmë të qarta në futbollin spanjoll dhe te Barcelona, dha mendimin e tij. Fillimisht e nisi me një gjykim për “fëmijën e mrekullueshëm” Lamine Yamal:

“Ai nuk përshtatet me parametrat normalë. Është vetëm 16 vjeç, por shihni rëndësinë që kishte këtë vit te Barça, apo dhe në ekipin kombëtar. E inkurajoj të vazhdojë kështu.

Nga jashtë shoh një grup shumë të bashkuar në ekipin kombëtar, që transmeton ndjenja të shkëlqyera. Duhet ta mbajmë gjithmonë një sy nga përparimi i kësaj kombëtareje, shpresoj të rritet më shumë me kalimin e kohës”.

Një koment për fatin e keq të Pedrit, për shkak të dëmtimit që ka pësuar: “Kur të ndodhin këto gjëra, duket se nuk ka një të nesërme. Ekziston frika e një situatë si kjo, që të përjetësohet përgjithmonë.

Të gjithë futbollistët kalojnë momente dëmtimi. E rëndësishme është që ai të mësojë nga gjërat që i shkojnë mirë, kjo do ta bëjë të përmirësohet me ekipin kombëtar dhe Barçën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit