Ekipi i San Antonio vazhdon paraqitjet e mira, duke mundur sot 116-112 Clippers dhe konsolidon vendin e dytë në Perëndim. Sfidë e ekuilibruar, por kolektiviteti i Spurs bëri diferencën. Jashtë fushe fiton Miami, që falë 33 pikëve të Tyler Herro mundi 128-120 Charlotte.
Fitore në sekondat e fundit korri skuadra e Phoenix, që mundi 118-116 New Orleans. Booker me 32 pikë e Green me 25 pikë u dalluan për Phoenix. Pa probleme fiton Houston, që mundi 106-99 Portland, ndeshje ku dyshja Sengun-Thompspon realizoi 54 pikë së bashku.
Boston bën detyrën ndaj Dallas, duke fituar 120-100, ndeshje ku Jaylen Brown realizoi 24 pikë për Celtics. Shkëlqen edhe New York, që mundi thellë 142-103 Denver, sfidë ku Anunoby realizoi 34 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Lakers, që triumfoi 128-117 ndaj Indiana (Doncic 44 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Dallas, 120-100
Charlotte – Miami, 120-128
Houston – Portland, 106-99
Denver – New York, 103-142
Phoenix – New Orleans, 118-116
San Antonio – Clippers, 116-112
Lakers – Indiana, 128-117







