Të dielën në mbrëmje do të luhet finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. Në rrjetet sociale të Federatës Spanjolle të Futbollit foli mbrohtësi 38-vjeçar Jesus Navas, që komentoi këtë sfidë.
“Është e pabesueshme që në pesë fazat finale ku kam marrë pjesë kam arritur të shkoj deri në finale. Kjo është një krenari për mua, jam shumë i lumtur për këtë”, tha Jesus Navas.
“Shokët e mi të skuadrës , ditën e parë që mbërrita në repart, më thanë ‘Do të arrijmë patjetër edhe këtë vit sepse kështu ka qenë në të kaluarën’. Ky ekip është si një familje, një bashkim i shkëlqyer”, tha më tej mbrojtësi i Sevilla.
Në fund, mbrojtësi veteran spanjoll tha: “Vitin e kaluar fituam Ligën e Kombeve dhe këtë vit jemi sërish në finale. Shpresoj se mund ta ngremë Kupën. Ne dhe e gjithë Spanja jemi shumë të emocionuar”.