Mbrojtësi i krahut të Spanjës, Marc Cucurella, foli sot për “Mundo Deportivo” në prag të finales së Euro 24 kundër Anglisë.
I pyetur se kush është lider i këtij ekipit, ai tha pa asnjë dyshim emrin e kapitentit: “Morata, është lideri dhe kapiteni ynë”.
Cucurella shprehet se momenti më i bukur i këtij turneu ishte fitorja në ndeshjen ndaj Italisë. “Momenti më i mirë ishte ndeshja kundër Italisë, më e keqja kur shënoi Gjermania”.
M pas duke folur për flokët e tij ai tha: “Unë do t’i prisja vetëm për fëmijët dhe gruan time, por nëse Spanja do të fitonte Kampionatin Europian, do t’i lyeja me të kuqe“.