Pas 63 vitesh bie rekordi i Wilt Chamberlain, ylli i Oklahoma realizon të pabesueshmen në NBA

13 Mars 2026
12:12
Telesport
back button

Një tjetër rekord ka rënë sot në NBA pas 63 vitesh. Një nga yjet e NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, theu rekordin e NBA-së për më shumë ndeshje radhazi me të paktën 20 pikë të shënuara në një takim.

Shai realizoi 35 pikë në fitoren 104-102 të Oklahoma ndaj Boston, duke e çuar në 127 ndeshje radhazi ku ai realizon të paktën 20 pikë. Kjo seri ka filluar më 1 nëntor 2024 e vijon ende.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga legjenda Wilt Chamberlain, që midis tetorit 1961 deri në janar 1963, realizoi të paktën 20 pikë në 126 ndeshje radhazi.

Të gjitha rekordet dhe arritjet janë të shkëlqyera, por nuk kanë rëndësi nëse nuk fiton, dhe kjo është e gjitha që kisha në mendje“, tha Gilgeous-Alexander, i cili luajti një rol kyç me Thunder në fitimin e titullit të NBA sezonin e kaluar.

Jam i lumtur që fituam dhe vendosa rekordin“, tha Shai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit