Për Michael Carrick, ekziston një lojtar që nuk mund të shitet te Manchester United dhe ai mban shiritin e kapitenit. Ky lojtar është Bruno Fernandes, mesfushori portugez i cili sapo arriti 16 asiste në Premier League, duke tejkaluar rekordin e David Beckham për sezonin 1999/2000.
Këtë verë, është e paqartë nëse portugezi do të qëndrojë në “Old Trafford”, mes thashethemeve për 31-vjeçarin se ai mund të largohet. Një vit më parë, ai refuzoi një ofertë të madhe nga Al Hilal, ndërsa kontrata e tij tani është deri në vitin 2027 dhe përfshin një klauzolë lirimi prej 66 milionë eurosh.
Trajneri i “djajve të kuq” Michael Carrick komentoi situatën e lojtarit të tij, duke thënë: “Lidhur me klubin dhe planet e ardhshme, është e vështirë për mua të hyj në shumë detaje. Bruno është një lojtar që nuk duam ta humbasim, kaq mund të them. Ai është sigurisht thelbësor për ne“.







