Spanja shkruan HISTORI! Me triumfin sonte në finalen e Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, u bë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian tashme. Vendosi goli i Oyarzabal ne minutat e fundit duke cuar ne parajse “La Roja” dhe ne “ferr” Tre Luanet e Southgate. Nje ecuri, ajo e Spanjes, qe u kurorezua me trofeun prestigjoz. Kjo pasi hoqi nga rruga e saj Itali, Kroaci, Gjermani, France dhe ne finale Angline.
Spanja është vendi i parë që ka fituar katër herë Kampionatin Evropian për meshkuj 1964, 2008, 2012, 2024.
Ndeshja filloi me ritëm të qetë, me dy kombëtaret që studionin nga afër lojën e njëra-tjetrës. Por, Spanja filloi të dominonte – duke shfaqur më shumë nga loja, ndërsa anglezët prisnin nga kundërsulmet.
Kishte edhe nga ato momentet kur lojtarët debatonin, siç ishte rasti në minutën e 24-të mes Bukayo Sakas dhe Dani Carvajal, me këtë të fundit që i bëri me gjeste që të luante dhe të mos vajtonte. Anglia luante shumë e ngjeshur në mbrojtje dhe kishte vështirësi që të dilte përpara.
Në anë tjetër Spanja duk ia doli ta thyente mbrojtjen e Tre Luanëve, ndërsa këta të fundit regjistruan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të. Pjesa e dytë nisi më i mirë për Spanjën, që ia dolën të shënonin golin e epërsisë me anë të Nico Williams (47’), që u asistua prej Lamine Yamal.
Por, Tre Luanët u aktivizuan më shumë në sulm, madje edhe trajneri Southgate e dinte se duhej të reagonte me zëvendësime. Nga këto ndryshime, Cole Palmer që zëvendësoi Kobbie Mainoon, realizoi super gol nga distanca në minutën e 73-të me një asistim të Jude Bellingham.
Por, Spanja ishte sërish më dominuese, duke ia dalë që të shënojnë golin e fitores. Marc Cucurella e gjeti në mënyrë perfekte Mikel Oyarzabalin, që ia doli të rikthente epërsinë në 2-1 në minutën e 86-të. Anglia pati goditje të njëpasnjëshme në fund, por që mbrojta e Furisë e Kuqe nuk u thye dhe ia doli të fitojë Kampionatin Evropian. Anglia humb nje tjeter finale pas vetem 3 vitesh nga hera e fundit, Europiani 2020 (i luajtur ne veren e vitit 2021).
Anglia është bërë kombi i parë në historinë e Kampionatit Evropian të UEFA-s që humbet në finale të njëpasnjëshme.