Jude Bellingham nuk e mban dot zemërimin e tij pas finales së Kampionatit Evropian që Anglia humbi me Spanjën: zhgënjimi është i madh për numrin 10 të kombëtares së Tre Luanëve, i cili shpresonte ta mbyllte turneun kontinental në një mënyrë tjetër pas vështirësive te ndeshjet e para!
😡😳 ¡EL TREMENDO ENFADO DE BELLINGHAM DESPUÉS DE PERDER LA FINAL!
👀 Ha reventado la nevera de las aguas pic.twitter.com/mGVZsYjnxC
— Post United (@postunited) July 14, 2024
Xhokeri sulmues i Real Madridit është kritikuar shpesh për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian dhe sonte është vënë në shërbim të skuadrës, me përkushtim të madh edhe në fazën mbrojtëse: për më tepër asistoi Palmerin për golin e barazimit anglez.
Pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes finale të Kampionatit Europian, Bellingham fillimisht u ndal i vetëm në mes të fushës me duart në gjunjë dhe më pas u drejtua drejt pankinës ku nuk e mbajti dot zemërimin dhe goditi një frigorifer.
Jude nuk e priti mirë humbjen dhe pasi mori medaljen e vendit të dytë, donte të shkonte në dhomat e zhveshjes dhe të mos merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve spanjolle, por u detyrua të qëndronte në fushë: gazeta spanjolle Marca raporton videon, e cila tregon si Bellingham fillimisht shkon në pankinë për t’u ulur dhe më pas kthehet në fushë ndërsa kundërshtarët marrin kupën.
Lojtari i Real Madridit u kritikua ashpër gjatë Kampionatit Evropian, sepse ai kurrë nuk ishte në nivelin e asaj që tregoi gjatë vitit me Los Blancos: Jude Bellingham gjithmonë përpiqej të gjente pozicionin për të bërë dëm dhe pati një ndikim vetëm kundër Sllovakisë, kur me një goditje spektakolare ai lejoi Anglinë të shkonte në kohën shtesë dhe të kalonte në çerekfinale.
👀 ¡Ojo a esto!
Bellingham se fue al banquillo para no estar viendo la ceremonia de campeón… ¡y le obligan a estar! 🤯🤯🤯🤯#EURO2024 pic.twitter.com/UrZX20Y9s0
— MARCA (@marca) July 14, 2024