Nico Williams shënoi në finalen e madhe të Euro 2024, ndërsa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, pas fitores kundër Anglisë me rezultat 2-1. Sulmuesi anësor që ishte i jashtëzakonshëm në këtë Euro 2024, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, foli pas ndeshjes, duke thënë se tani po mendojnë për Kupën e Botës.
“Ndihem euforik, shumë i lumtur. Të gjithë njerëzit tanë e meritojnë këtë: familjet tona, tifozët… kampion të Evropës dhe tani shkojmë për Kupën e Botës”.
“Ne vuajtëm shumë. Anglia ka lojtarë që mund të bëjë diferencën, por ne ishim në gjendje t’i ndalnim ata. E kisha thënë se jemi një ekip i madh”, ka thënë Williams pas ndeshjes. Willams e mbylli Kampionatin Evropian me dy gola. Tani ai pritet te transferohet te Barcelona qe do te paguaje 55 mln eurot e klauzoles…
View this post on Instagram