Paris Saint-Germain po përballet me një verë padyshim të komplikuar për shkak të lamtumirës së sulmuesit Kylian Mbappé. Asi francez, i cili iu bashkua Real Madrid në javët e fundit, ka bërë 308 paraqitje në të gjitha garat që nga viti 2017 për skuadrën pariziane dhe ka shënuar 256 gola.
Mbappe ka qenë vendimtar për të fituar 16 trofe (6 kampionate, 2 Kupa të Ligës Franceze, 4 Kupa Franceze dhe 4 Superkupa të Francës), ndaj është e ëvshtirë të gjesh një zëvendësuesh të denjë. Sipas thashethemeve të ditëve të fundit, pistat të çojnë te Julian Alvarez.
Argjentinasi ka kërkuar më shumë hapësirë te Manchester City, por klubi anglez duket se nuk do të jetë i gatshëm ta shesë atë nëse nuk bëhet një ofertë e pakonkurrueshme. Sipas asaj që raporton “AS”, për të bindur “citizens” ta shesin do të duheshin më shumë se 80 milionë euro.
Prioriteti në shtëpinë pariziene është zëvendësimi i Mbappes, por argjentinasi nuk është i vetmi opsion. Për mesfushën pëlqehet Joao Neves, 20 vjeç, i cili po bën një paraqitje të mirë me fanellën e Benfica. Një tjetër investim i rëndësishëm për PSG-në, duke qenë se një talent i tillë kushton 75 milionë euro.