Sonte në mbrëmje, Kosova do të përballet me Sllovakinë me shpresën për të vazhduar akoma me shanset për të siguruar një biletë për Kupën e Botës 2026.
Pavarësisht minutave të pakta që ka pasur në dispozicion, Juventus nuk ka ngurruar të urojë Edon Zhegrovën për takimin e sotëm, duke i uruar shumë fat.
“Paç fat, Edon! Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë sonte në mbrëmje në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 🇸🇰🆚🇽🇰”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit bardhezi.
Në rast se Kosova eliminon Sllovakinë, do të përballet në finalen e fundit me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.








