Schumacher bën “coming out”, ish-piloti i Formula 1 zyrtarizon lidhjen me një mashkull

15 Korrik 2024
11:20
Telesport
back button

Ralf Schumacher, vëllai i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, zbulon marrëdhënien e tij homoseksuale. Me një postim në rrjetet sociale, ai zbulon të vërtetën, ku është duke përqafuar partnerin e tij Etienne në perëndim të diellit.

Përmes këtij postimi, Ralf Schumacher dukej se donte t’u hapej ndjekësve të tij për seksualitetin e tij. “Gjëja më e mirë në jetë është të kesh partnerin e duhur në krah për të ndarë gjithçka me të”, shpjegoi ish-piloti gjerman në mbishkrimin që shoqëron imazhin.

Dalja e Ralf Schumacher gjeti menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente në mbështetje të vendimit të tij për të bërë publike marrëdhënien e tij homoseksuale në një botë, siç është ajo e motorsportit, ku është e rrallë të flitet për shoferë që kanë të tilla marrëdhënie.

Në Formula 1, Ralf Schumacher garoi për Jordanin, Williams dhe Toyota, për gjithsej 182 gara të mëdha, me 6 fitore, 6 pole position dhe gjithsej 27 podiume. Ralf ishte i martuar me Cora Brinkmann nga viti 2001 deri në 2015 dhe është babai i David Schumacher, fitues i një gare F3 në 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit