Arrihet marrëveshja, Diego Simeone siguron mbrojtësin që u shpall kampion Europe

16 Korrik 2024
8:54
Telesport
back button

Kjo verë do të jetë mjaft interesante për mbrojtësin spanjoll Robin Le Normand, që vetëm dy ditë më parë u shpall kampion Europe. Mbrojtësi 28-vjeçar i Real Societad është prej kohësh në shënjestrën e skuadrës së Atletico Madrid.

Lamtumirat e Savic dhe Hermoso kanë bërë që skuadra “colchoneros” të shohë me kujdes merkaton dhe trajneri Diego Simeone ka dhënë miratimin e tij për Le Normand. Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me Real Societad.

Sipas “Relevo”, njoftimi i transferimit të mbrojtësit në Madrid pritet të ndodhë këtë javë. Marrëveshja mes dy klubeve duket e përfunduar, me Atletico Madrid që do të paguajë rreth 30 milionë euro për mbrojtësin spanjoll.

Edhe vetë lojtari kishte dhënë miratimin e tij për t’u larguar, për të nisur një aventurë të re. Dy klubet janë gati të shkëmbejnë dokumente dhe të zyrtarizojnë mbylljen e operacionit brenda javës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit