Lakers po përballen me problem serioz. Ylli i Los Angeles Lakers, Luka Doncic, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të rregullt për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e tij në play off, të cilat fillojnë pas dy javësh.
Basketbollisti 27-vjeçar slloven ka një dëmtim të muskulit të kofshës së pasme të shkallës II dhe do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të rregullt. Lajmin e keq e njoftuan Lakers në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.
Doncic kishte humbur ndeshjen e së enjtes kundër kampionëve në fuqi Oklahoma City Thunder pas një rënieje të keqe në çerekun e tretë. Sipas ESPN, pjesëmarrja e lojtarit në fazën play off, të cilat fillojnë më 18 prill, është gjithashtu në rrezik.







