Fabian Ruiz nuk pritet të largohet nga Paris Saint-Germain nëse nuk bëhet një ofertë e madhe këtë verë. Lajmin konfirmohet nga “Le Parisien”.
Mesfushori spanjoll, i saposhpallur kampion i Euro 2024, konsiderohet i rëndësishëm për planet e PSG-së. Gjithsesi, pas një paraqitje kaq mbresëlënëse në mesfushën e Spanjës, interesi për të mund të intensifikohet.
PSG po kërkon të investojë në mesfushorë të rinj dhe kjo ka hapur mundësinë e një largimi të tij. Klubi parizien mund të investojë më shumë për Manuel Ugarte, 23 vjeç se sa për Ruiz, 28 vjeç.
Kjo ka sjellë në një interesim nga ana e Manchester United, por asgjë konkrete. Kostoja e Fabian Ruiz është rreth 40 milionë euro, por vështirë se ai mund të largohet nga PSG.