Ka nisur sot në Tiranë, në mjediset e sallën sportive “Feti Borova”, Kampionati Europian i Mundjes për të rritur, një event që organizohet nga Federata Shqiptare e Mundjes. Sportistët më të mirë të kontinentit do të duelojnë për medalje deri më datën 26 prill.
Shqipëria përfaqësohet me ekip të plotë dhe synon medalje, kryesisht në stilin e lirë. Sot kanë nisur garat e stilit greko-romak, që nuk kanë sjellë rezultat për ngjyrat kuqezi. Në peshën 77kg, mundësi Kevin Kupi u mund 4-0 në sfidën e parë nga hungarezi Robert Attila Fritch.
Me humbje nisi edhe aventura e mundësit Marjan Kola në peshën 87kg. Ai u mund 9-0 nga bullgari Semen Sergeevich Novikov, duke u eliminuar. Ndërsa në peshën 130kg, mundësi Griseldi Kodra u mund 11-0 nga azeri Beka Kandelaki, duke u eliminuar nga gara.








