Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut.
Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore, që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë ta shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.








