ZYRTARE | Leverkusen dhe Dortmund njoftojnë dy blerje në sulm!

18 Korrik 2024
19:55
Telesport
back button

Sulmuesi i Rennes, Martin Terrier (27 vjeç) i është bashkuar zyrtarisht Bayer Leverkusenit, lajm qe kanë njoftuar të dy klubet. 27-vjeçari ka vënë stilolaps në letër për një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët e Bundesligës.

Tarifa e transferimit të Bayer Leverkusen për Martin Terrier pritet të rritet në 22 milionë euro bashke me bonuse. Produkti i të rinjve të Lille u largua nga kampi stërvitor i Rennes në Dinard të mërkurën.

Ai fluturoi për në Gjermani të enjten për të përfunduar testet mjekësore me ekipin e ri te drejtuar nga Xabo Alonso. Gjithashtu sot u dha edhe zyrtarizimi i Dortmund per blerjen e Guirassy per te cilin u paguan 17.5 mln euro te klauzoles qe kishte Stuttgartit. Ai firmosi per 4 vite, pra deri ne 2028, me nje rroge gati 5 mln euro ne sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit