McLaren surprizon në Hungari me të dy pilotët, Norris siguron “pole position”

20 Korrik 2024
17:26
Telesport
back button

Lando Norris me McLaren siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Hungaroring, i vlefshëm për e cmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Piloti britanik dha kohën 1’15”227, duke bërë një paraqitje fantastike në pistë.

Jo vetëm ai por edhe shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri dha një kohë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë. Pra, vija e parë e nisjes në garën e së dielës do të jetë e makinës McLaren, që rikthehet protagoniste.

Në vendin e tretë u rendit piloti holandez Max Verstappen me Red Bull, jo shumë pas dy makinave McLaren. Ai do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me spanjollin e Ferrari, Carlos Sainz, që u klasifikua në vendin e katërt.

Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Lewis Hamilton (i pesti me Mercedes), Charles Leclerc (i gjashti me Ferrari), Fernando Alonso e Lance Stroll me Aston Martin (vendet 7-8), Daniel Ricciardo e Yuki Tsunoda me RB (vendet 9-10).

Provat e sotme zyrtare u zhvilluan në një pistë kryesisht të thatë, por hera-herës kishte edhe rreshje të imta shiu. Protagonist në këto prova edhe dy aksidente, që sollën edhe valëvitjen e flamurit të kuq në dy raste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit