Kush mendonte se tre tituj kampionë bote në Formula 1 dhe mbi të gjitha 35 fitore në 46 GP-të e fundit e kishin larguar përfundimisht versionin “djali i keq” i Max Verstappen, ka mbetur i befasuar nga gara e fundit në Hungari.
Në Budapest kampioni në fuqi i botës dhe lideri i renditjes jo vetëm që pati një ditë të keqe në nivel sportive, u rendit i pesti, por gjatë gjithë garës u shfaq nervoz dhe përplasej me ekipin e tij.
Nëse grushti që dha në timon në fund të provave zyrtare shkaktoi polemika, ndjenja e një nervozizmi të madh u përkeqësua edhe gjatë garës. Pas nisjes së garës, Verstappen e gjeti veten në mosmarrëveshje me ekipin, që i tha t’i linte pozicionin Norris, për të shmangur penalitete.
Max më pas u nxeh me inxhinierin e tij të pistës Gianpiero Lambiase, kur iu tha se mund të përdorte “mode 9” për të parakaluar Hamilton. Por, pak minuta më vonë, holandezi kishte kundërshtime për zgjedhjen strategjike për të mbetur në pistë me goma të konsumuara.
“Është mjaft mbresëlënëse që ne vazhdojmë të nënvlerësohemi nga të tjerët. Kjo po shkatërron plotësisht garën time”, tha Verstappen përmes radios menjëherë pas ndalesave të hershme të Leëis dhe Charles në pistë. “Ishit ju që ma dhatë këtë strategji të ndyrë m**i. Tani po përpiqem të rikuperoj atë që ka mbetur”, tha më pas Max në radio.
Kontakti me Hamilton e tërboi edhe më shumë Verstappen, i bindur se Lewis kishte lëvizur gjatë frenimit dhe që shkaktoi një qortim nga inxhinieri në radio: “Max, nuk do të debatoj në radio me të gjitha ekipet e tjera. Le të vendosin komisarët, po sillesh si fëmijë, Max, si fëmijë!”.