Ekipi i San Antonio barazoi 2-2 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Perëndimit pas fitores 103-82 arritur sot në shtëpinë e tij ndaj Oklahoma.
Ndeshje e komanduar nga skuadra e Spurs, që këtë herë nuk zhgënjeu para publikut të saj. Skuadra e Oklahoma bëri një ndeshje nën pritshmërinë e saj, ku mungoi një lider në fushë.
Për San Antonio shkëlqeu sërish Victor Wenmbanyama, që realizoi 33 pikë. Ndeshja e radhës do të luhet pas dy ditësh në fushën e kampionëve të Oklahoma.
Konferenca e Lindjes, finale
New York – Cleveland, (3-0)
Konferenca e Perëndimit, finale
Oklahoma – San Antonio, 82-103 (2-2)







