Griezmann-Atletico, plani: përpara si lider, por pa rinovim. Arsyeja është e qartë!

23 Korrik 2024
18:34
Telesport
back button

Ai ka qenë lider i padiskutueshëm i Atletico Madrid për disa sezone tashmë dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Paraqitjet e shkëlqyera të Antoine Griezmann kanë qenë gjithmonë për t’u admiruar dhe sezonin e kaluar sulmuesi francez shënoi 24 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat e luajtura me fanellën e Colchoneros. Koha kalon për të gjithë, megjithatë, dhe sot në moshën 33-vjeçare reflektohet se sa më shumë hapesira dhe kohe do t’i japë Atlético francezit “Le Petit Diable”.

Ka vetëm një siguri: kushdo që të arrijë në këtë afat kalimtar veror, Griezmann do të qëndrojë dhe do të ruajë statusin e tij si lider, garanton MARCA. Ashtu si edhe fanella me numrin 7.

Por sipas asaj që ka raportuar gazeta spanjolle, për francezin e lindur në vitin 1991 nuk do të mbërrijë asnjë rinovim dhe as rritje rroge. Griezmann do t’i qëndrojë besnik kontratës së tij deri në vitin 2026, duke vazhduar të marrë 7 milionë euro neto, as një më shumë, as një më pak. Megjithatë, ideja për të arritur deri në fund të kontratës nuk ka të bëjë fare me kampionatin evropian jo bindës të luajtur nga lojtari.

Është e qartë se 33 vjet llogariten në karrierën aktuale të Antoine Griezmann-it dhe kjo është arsyeja pse kontrata e tij me klubin spanjoll do të përfundojë pasi të arrijë të 35-at.

Megjithatë, e ardhmja nuk është aspak e qartë: sipas asaj që u raportua në shtypin spanjoll, në fakt, drejtuesit e Atlético gjithashtu mund të vlerësojne mundësinë e një zgjatjeje të kontratës nëse sulmuesi francez do të ngulmonte në shënimin e golave ​​dhe kontributin e tij për ekipin.

Është e qartë se shumë do të varen nga vullneti i lojtarit, i cili mund të mendojë edhe për një aventurë të fundit larg, ndoshta në MLS, për t’i dhënë fund karrierës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit