Mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta këmbëngul se është i lumtur te klubi me të cilin luan aktualisht pavarësisht zërave që e lidhin atë me Manchester City. Skuadra e Pep Guardiola ka shfaqur mjaft interes për brazilianin muajt e fundit.
“Unë duhet të bëj punën time këtu ku jam tani, te West Ham”, tha Paqueta për ESPN. “Kam respekt të jashtëzakonshëm për klubin. Unë jam shumë i lumtur këtu, nëse them se nuk jam, do të gënjeja”, u shpreh më tej mesfushori brazilian.
“Sigurisht që kam dëgjuar për shumë gjëra që po ndodhin jashtë fushës, por unë mbetem i fokusuar të bëj më të mirën time te West Ham, ta mbyll sezonin mirë. E kam nisur mirë, shpresoj të përfundoj mirë”, tha më tej 26-vjeçari, që kushton rreth 60 milionë euro.
“Ajo që ata thonë për interesimin e Manchester City i përket së shkuarës, kur ishte merkato e janarit. Tani, është koha për të përfunduar sezonin dhe të presim për atë që do të ndodhë gjatë verës“, tha Lucas Paqueta, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me West Ham.