Chelsea niset drejt Amerike pa shumë yje, por me Armando Brojën në avion!

23 Korrik 2024
19:35
Telesport
back button

Chelsea ka nisur turin veror amerikan, me skuadrën që nën drejtimi ne Enzo Marescës ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë deri në 6 gusht dhe do të zhvillojë disa ndeshje miqësore.

Mes futbollistëve që trajneri italian ka grumbulluar për në turin amerikan, bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, që gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Fulham në formë huazimi.

Emri i Brojës është prej javësh në qendër të merkatos, pasi kërkohet nga disa klube, në Angli dhe jo vetëm, megjithatë duket se trajneri Maresca ka vendosur ta marrë shqiptarin në Amerikë, për ta monitoruar nga afër dhe për të vendosur më pas nëse do ta mbajë në organikë për sezonin e ri, apo do t’i hapë udhë shitjes së tij.

Ndërkohë, në listën e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Amerikës, mungojnë emra si Lukaku, Kepa Arrizabalaga, Chalobah, Casadei, Sarr e Fofana, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Maresca.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, londinezët do të përballen me Wrexham më 24 korrik, Celtic më 27 korrik, Club America më 31 korrik, Manchester City më 3 gusht dhe Real Madrid më 6 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit