Danezi Jonas Vingegaard dominon dhe triumfon për herë të parë në Xhiron e Italisë

1 Qershor 2026
8:24
Telesport
back button

Çiklisti danez Jonas Vingegaard është shpallur fitues i edicionit nr.109 të Xhiros së Italisë, një nga tri trofetë më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës.

Ky është suksesi i tij i parë në turneun italian, që nisi nga Bullgaria e përfundoi në Romë, ndërkohë që më herët ka fituar edhe Turin e Francës (2022 e 2023) dhe Vueltën e Spanjës (2025)

Danezi fitoi 5 nga 12 etapat e këtij turneu, duke veshur fanellën rozë të liderit që në etapën e 14-të dhe e mbrojti atë deri në fund. Ai dha kohën e përgjithshme 83h22’51”.

Në vendin e dytë, me më shumë se 5 minuta, u klasifikua austriaku Felix Gall, ndërsa në të tretin u rendit australiani Jai Hindley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit