Nis ankandi për yllin spanjoll: Premier, Bundesliga dhe La Liga gati të paguajnë 60 milionë euro

24 Korrik 2024
8:37
Telesport
back button

Dani Olmo dhe Xavi Simons ishin ndër protagonistët absolutë të Kampionatit Europian në Gjermani të fituar nga Spanja. Të dy lojtarët luajnë me Leipzig në Bundesliga, ekip që duhet të vlerësojë ofertat që mund të mbërrijnë për të dy yjet e skuadrës.

Olmo në veçanti, i cili ka një dëshirë të madhe të largohet nga klubi gjerman me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Të paktën për momentin, ai është ende një lojtar i Leipzig dhe mbi të gjitha në pronësi të grupit Red Bull.

Ai kishte një klauzolë lirimi që ishte 60 milionë euro, por që skadoi të dielën dhe tani kjo shifër është bërë pikë referimi për çdo negociatë. “Dua të luaj në një skuadër ku më vlerësojnë dhe më duan dhe mbi të gjitha dua të fitoj. Ka disa opsione, do të shohim se çfarë të bëjmë”, tha Dani Olmo.

Klubi gjerman, nga ana e tij, nuk është i shqetësuar për humbjen e tij. Babai i lojtarit do të donte ta shihte atë të shkojë te Bayern Munich, por që nuk ka bërë ndonjë lëvizje konkrete deri më tani.

Ashtu sikurse edhe Barcelona, ​​klubi më i përfolur për Dani Olmo, që realizoi 3 gola në Euro 2024. Lojtarin po e ndjekin edhe në Angli, me Manchester City dhe Liverpool të interesuar. Por tani për tani askush nuk ka lëvizur zyrtarisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit