Deklarata të rëndësishme mbërrijnë nga Gjermania për të ardhmen e Niclas Fullkrug. Sulmuesi gjerman nuk e priti mirë ardhjen e Guirassy në Dortmund, por trajneri Sahin ka rinovuar besimin e klubit gjerman tek ai, duke e zbehur edhe optimizmin rreth mundësisë për ta parë lojtarin në Serie A me fanellën e Milan.
“Fülle e di se çfarë mendoj unë për të. Ai ishte shoku im i skuadrës në Bremen dhe e vlerësoj shumë. Ne duam të kemi ekipin më të mirë të mundshëm dhe në planet e mia si Fullkrug ashtu edhe Guirassy kanë një rol qendror”, tha Nuri Sahin, trajneri i ri i Borussia Dortmund.
Një qëndrim i qartë, i cili nga njëra anë i dërgon një mesazh të qartë lojtarit dhe nga ana tjetër paralajmëron Milan, në kërkim të trashëgimtarit të Giroud në qendër të sulmit. Kuqezinjtë prej disa kohësh janë vënë në gjurmët e gjermanit, por duket e vështirë ardhja e tij në Milanello.