Mkhitaryan me ide të qarta: Të bëjmë më mirë se vitin e kaluar, përveç Serie A vëmendja në Champions

21 Korrik 2026
13:00
Telesport
back button

Mkhitaryan, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me Inter, është gati të rifillojë dhe, nëse është e mundur, të bëjë edhe më mirë se vitin e kaluar. Këto janë fjalët e tij para seancës stërvitore në kampin stërvitor të zikaltërve në Donaueschingen.

Ambiciet tona janë të larta. Duam të fitojmë përsëri Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën, dhe të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Champions League. Këto janë objektiva të vështira, por të arritshme“, tha Henrikh Mkhitaryan.

Më tej, armeni foli për rinovimin: “Fola me klubin vetëm pas ndeshjes me Bolonjën, dhe pastaj bëra vlerësimet e mia dhe mendova se mund të luaja edhe një vit. Kjo nuk do të thotë që do të ndalem pas këtij sezoni”.

“Shpresojmë të kemi një sezon më të mirë edhe pse kemi shumë lojtarë që mungojnë për Kupën e Botës; po i presim. Nuk do të jetë e lehtë sepse do të vijnë në një formë të ndryshme fizike; do të përpiqemi t’i ndihmojmë“, shtoi Mkhitaryan.

Duke folur për trajnerin Christian Chivu, tha: “Trajneri tregoi vitin e kaluar se çfarë mund të bëjë dhe çfarë është i aftë të bëjë. Ne e mbështesim atë, jemi një familje dhe duam të arrijmë qëllimet tona”.

“Pres që Mkhitaryan të jetë më i mirë se vitin e kaluar; jam këtu për të ndihmuar shokët e mi të ekipit dhe për të arritur qëllimet tona. Te gjithë do të na ndihmojnë shumë nëse qëndrojnë, të gjithë po luftojmë për të njëjtin qëllim”, shtoi Mkhitaryan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit