Asllani vlerëson Maran: Kërkon presing të lartë dhe agresivitet, na vjen keq për rezultatin

4 Qershor 2026
7:56
Alfred Lleshi
back button

Kristjan Asllani analizoi humbjen 1-0 të Shqipërisë ndaj Izraelit në “Air Albania”, duke u ndalur te filozofia e trajnerit të ri Rolando Maran dhe performanca e skuadrës. Mesfushori kuqezi u shpreh se po përshtaten me kërkesat e teknikut italian, ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubi:

“Maran ka qenë shumë pozitiv, trajneri i ri është njeri shumë i mirë. Do presing të lartë dhe agresivitet. Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë sepse kundërshtari luante me dy mesfushorë, ndërsa unë me Ramadanin ishim pak, mendonim do dalim apo jo përpara. Në të dytën gati shkuam 1 kundër 1, na vjen keq për humbjen. Pësuam atë gol dhe na vjen keq, sepse besoj kemi bërë ndeshje të mirë.

Zgjedhjet i bën trajneri, por të gjithë çunat janë gati. Është shumë e vështirë t’i luash dy ndeshjet e fundit, kur ka mbaruar kampionati. Jemi stërvitur të gjithë mirë, tani presim Luksemburgun.

E ardhmja ime? Nuk e di. Beşiktaşi ka të drejtë blerje deri më datën 15. Jam ndier shumë mirë atje, i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje, por nuk i dihet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit