A do të ndryshojë formati i kampionatit shqiptar? Presidenti Duka jep sinjale pozitive

7 Prill 2025
17:45
Telesport
back button

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë sinjale se formula e kampionatit shqiptar mund të ndryshojë. I pranishëm në një ceremoi në stadiumin e Rrogozhinës përpara ndeshjes Egnatia-Elbasani, ku u inaugurua rikonstruksioni i impiantit të këtij qyteti, ai e la të hapur mundësinë e rishikimit të formatit.

“Kampionati duket mirë, sidomos pjesa e dytë e tabelës, e cila është interesante. Renditja mund të ndryshojë pas çdo takimi. Ky kampionat është interesant. Presim deri në fund se kush do të jetë verdikti”

“Sërish formula me ‘Final 4’? Shohim. Le të përfundojë një herë ky sezon dhe më pas do të bisedojmë sesi do të jetë skema e vitit tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit