“Që në fillim të sezonit është parë se objektivi i Interit është Champions League, – siguroi Federico Balzaretti, ish-mbrojtësi i Romës, që foli si opinionist për “Amazon Prime Video”. – Niveli i përqendrimit është padyshim më i lartë, gjatë të gjitha 90 minutave.
Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike me dy gola në 15 minutat e para. Më pas, natyrisht, vuajtën, çka është normale kundër kësaj Barcelona, e cila ka shumë cilësi teknike. Sot pamë një talent të jashtëzakonshëm si Yamal, që e vuri në vështirësi Interin.
Karakteri i skuadrës bëri që në pjesën e dytë Interi ta kontrollonte shumë më mirë ndeshjen. Riktheu epërsinë me Dumfries dhe për një milimetër nuk arriti golin e katërt me Mkhitaryan”.
Julio Cesar, ish-portieri legjendar i Interit dhe hero i tripletës më 2010, nuk e përmbajti veten: “Po si mund të anulohet një gol i tillë? Jo, nuk mundet! E diskutuam më parë. Gjithsesi, siç tha edhe Balza, e vlerësoj shumë mentalitetin që tregoi Interi sonte”.







