Janë luajtur dy sifdat e parë të javës së 27-të për Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë fituan 2-0 ndaj Partizanit, me nga një gol në secilën pjesë.
Heroi i takimit të sotëm ishte Emiliano Musta, i cili shënoi fillimisht në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi fitoren e Elbasanit me golin e dytë në minutën e 89-të po nga penalltia.
Me këtë fitore Elbasani me 34 pikë rihap shanset për vendin e katërt, pasi tani gjenden 6 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Partizani me 40 pikë.
Ndërkohë më herët sot u zhvillua edhe “derbi” i Veriut mes Laçit dhe Vllaznisë. Kurbinasit nuk aritën dot të ruanin avantazhin e dyfishtë pas golave të Myrto në minutën e 11′ dhe Tresa në minutën e 26′. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
Në pjesën e dytë, shkodranët barazuan shifrat me golat e Coba 56′ dhe Mensah 64′. Pas këtij barazimi, Laçi mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e dytë me 46 pikë.







