Me derbin Tirana-Partizani, e fituar 3-0 nga bardheblutë është mbyllur edhe java e 33-të për këtë sezon të Abissnet Superiore. Tani mbeten edhe 3 javë nga fundi i sezonit të rregullt.

Në këto 3 javë të mbetura, gara do të jetë për vendin e katërt mes Partizanit dhe Elbasanit, të kuqtë kanë një pikë më shumë se verdheblutë. Treshja e parë nuk ndryshon, Egnatia dhe Dinamo e kanë siguruar zyrtarish pjesëmarrjen në “Final Four”, Vllaznisë i duhet vetëm një fitore për të siguruar zyrtarisht vendin në fazën finale.
Gara e vërtetë do të jetë për pjesën tjetër të tabelës, ku 5 ekipe do garojnë deri në fund për mbijetesë. 2 të fundit do përfundojnë në Kategorinë e Parë, vendi i tetë shkon në Play-off.








