ABISSNET SUPERIORE: Teuta i jep fund thatësirës dhe rigjen fitoren, moment prekës në “Niko Dovana” pas supergolit të kapitenit

14 Shkurt 2026
18:22
Telesport
back button

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Abissnet Superiore. Në ndeshjen hapëse, Vora barazoi 1-1 ndaj Egnatia. Për rrogozhinasit shënoi Fernando Medeiros nga penalltia në minutën e 18-të, për vendasit barazoi Igli Kaslla në minutën e 87-të. Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Vora në vendin e shtatë me 26 pikë. SHIKOGOLAT

Në “Niko Dovana, Teuta fitoi 2-1 ndaj Bylis, duke rigjetur fitoren pas 5 javësh. Ballshiotët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 3-të me Aurel Markun, i cili devijoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit.

Reagimi i durrësakve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat në minutën e 5-të me Daniel Wotlai, i cili shënoi me kokë pas topit që mori nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Ergi Arifit, Teuta fiton një goditje dënimi në minutën e 56-të, e cila ekzekutohet në mënyrë perfekte nga Blerim Kotobelli. SHIKOGOLIN

Topi përfundon në rrjetë dhe kapiteni ia dedikon babait, që ndërroi jetë gjatë kesaj jave. Teuta fiton 2-1 dhe mban vendin e 6-të me 30 pikë, Bylis mbetet në vendin e 9-të me 20 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit