Ajax “stërkëmbësh” United për ish-trajnerin e Chelsea, senatorët e ekipit holandez japin miratimin

9 Maj 2024
11:03
Telesport
back button

Trajneri Graham Potter duket se është kthyer në një “mollë sherri” për ekipet e Ajax dhe Manchester United. Të dyja ekipet “big” në Europë kërkojnë trajnerin anglez, ende i papunë për më shumë se një vit, që kur u shkarkua nga Chelsea.

Kohët e fundit përflitet se 48-vjeçari është në radarin e Premier League dhe klubeve më të mira europiane. Gjithashtu, ai mendojet si pasardhësi i mundshëm i trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, nëse ky i fundit lë kombëtaren.

Mediat angleze shprehen se Manchester United e ka Potter në krye të listës së kandidatëve për të zëvendësuar Erik ten Hag. Nga ana tjetër, edhe Ajax po shqyrton ndryshimin e qasjes së tyre për t’i bërë Potter një ofertë tërheqëse.

Gjigantët holandezë janë të vetëdijshëm se do të duhet ta bëjnë 48-vjeçarin trajnerin më të paguar në historinë e klubit për të pasur një shans për ta patur atë. Për ardhjen e Potter janë dakord edhe “senatorët” e Ajax, përfshirë ish-mesfushorin e Liverpool, Jordan Henderson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit