“Akordi me Milanin anulohet”, drejtori sportiv i Leverkusenit flet për Boniface

24 Gusht 2025
15:14
Telesport
back button

Pas rikthimit të sulmuesit Boniface në Gjermani, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka dhënë një deklaratë të fortë.

I pyetur nga “Bild” për nigerianin, ai është shprehur: “Nëse Boniface kthehet në Leverkusen, akordi me Milanin anulohet . Ky nuk është sekret”.

Sipas tij, nuk do të ketë hapa mbrapa. “Jo, ky akord nuk mund të rinegociohet. Kushtet fizike të lojtarit janë përmirësuar. Ne besojmë te rritja e tij, por duhen bërë hapat e nevojshëm”.

Me pak fjalë, kaq ishte! Milani nuk ka shans ta blejë edhe nëse pendohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit