Aksident i frikshëm në Moto3, pilotët fluturojnë në ajër pas kontaktit (video)

4 Tetor 2021
10:03
Telesport
back button

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në pistën amerikate të Austin, gjatë garës së kategorisë Moto3 në motoçiklizëm. Piloti turk i KTM, Deniz Oncu ka qenë protagonist i këtij aksidenti.

Turku ndryshon papritur trajektore nga e majta dhe prek gomën e pasme të spanjollit Jeremy Alcoba dhe e rrëzon. Dy pilotë të tjerë kalojnë mbi motorin e Alcoba, Andrea Migno dhe Pedro Acosta.

Të dy këta pilotë rrëzohen pas impaktit, duke përfunduar njëri në pistë e tjetri në barrierat mbrojtëse. Aksidenti ndodhi në një pjesë të drejtë të pistës dhe pilotët ishin me shpejtësi të madhe.

Për fat të mirë asnjë dëmtim serioz për pilotët, por gara u ndërpre edhe për faktin se ishte xhiro e parafundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit