Al Khelaifi: Ai është shefi te PSG, sezonin tjetër ky do të jetë “ylli” ynë

31 Maj 2024
9:21
Telesport
back button

Nasser Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, foli për objektivat e ardhshme të klubit parizian. Duke filluar nga ato të merkatos së kësaj vere. Në veçanti, përparësi është gjetja e një zëvendësuesi pas largimit të Kylian Mbappé.

Kush do të jetë ylli i ardhshëm i PSG? Unë mendoj se “ylli” do të jetë skuadra, kolektiviteti. Ky është vizioni ynë, strategjia jonë“, u shpreh Al Khelaifi. Ai i beson punës së trajnerit Luis Enrique

Trajneri është shefi. Luis Enrique është trajneri dhe unë i besoj ati. Ai bën një punë fantastike me ne. Edhe sikur të kishim humbur kundër Newcastle edhe nëse do të ishim eliminuar që në fazën e grupeve të Champions League, do të kisha thënë saktësisht të njëjtën gjë”, tha Al Khelaifi.

Al Khelaifi është shumë optimist për të ardhmen: “E di, madje e kam ditur edhe më parë se ishim në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë kështu. Edhe vitin e ardhshëm. Nëse më pyesni a është Champions League qëllimi ynë, unë ju them JO”, tha presidenti i PSG.

Të vazhdojmë të ndërtojmë atë që kemi filluar këtë vit, një ekip me stil sulmues, kështu na pëlqen dhe është diçka që na bën të vlerësojmë ekipin. Edhe nëse humbasim. Është futboll, ndonjëherë humbet. Por nëse do të më pyesnit ‘A jeni i kënaqur me vendimet tuaja?’, do të thosha po”, tha Al Khelaifi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit