Al Nassr u eliminua nga Champions League aziatik, reagon Cristiano Ronaldo

2 Maj 2025
8:35
Telesport
back button

Ndonjëherë ëndrra duhet të presë”.

Është kjo deklarata e dhënë nga sulmuesi Cristiano Ronaldo pas eliminimit të skuadrës së tij Al Nassr nga Champions League i Azisë. Ajo u mund 2-3 nga japonezët e Kawasaki Frontale, që avancoi më tej.

Jam krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që kemi dhënë në fushë. Faleminderit të gjithë tifozëve që besuan tek ne dhe na mbështetën në çdo hap të rrugës. Mbështetja juaj do të thotë gjithçka për ne“, komentoi Cristiano Ronaldo.

Në moshën 40-vjeçare, sulmuesi portugez nuk duket se po e humbet oreksin, pasi u shfaq i shqetësuar dhe me sy të përlotur në fund të ndeshjes. Që kur mbërriti në Arabinë Saudite në janar 2023, ai ka fituar një titull, Kupën e Kampionëve Arabë me Al Nassr në vitin 2023.

Edhe në kampionat titulli duket i vështirë, pasi Al Nassr është 8 pikë pas kryesuesve të Al Ittihad me vetëm 5 ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Sezonin e kaluar, Al Nassr nuk kaloi përtej çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të Azisë, ndërsa këtë vit ata arritën në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit