Alonso triumfon në Daytona, një hap larg “Kurorës së Trefishtë”

28 Janar 2019
17:33
Telesport
back button

Piloti spanjoll Fernando Alonso ka triumfuar sot në garën 24-orëshe të Daytona, duke korrur fitoren e tij të dytë të rëndësishme në një kampionat të Endurance. Vjet, dy herë kampioni i botës në Formula 1, pat triumfuar në garën 24-orëshe të La Mansh.

Alonso bashke me koleget ne podium

Ai bëhet piloti i tretë i Formula 1 që arrin të triumfojë edhe në garën 24-orëshe të Daytona. Në maj, spanjolli do të tentojë të triumfojë edhe në garën e 500 miljeve të Indianapolis, për të fituar “Triple Crown” (Kurorën e Trefishtë). Ky titull i jepet pilotit që ka fituar një herë në La Mansh, një herë në Indinapolis dhe një herë në pistën e Montekarlos, në Formula 1.

Vetëm një pilot ka arritur ta fitojë këtë kurorë, britaniku Graham Hill (Indianapolis1966, La Mansh 1972, Çmimi i Madh i Montekarlos 1963, 1964, 1965, 1968, 1969).

Alonso bashke me koleget ne podium

Gara e zhvilluar gjatë ditës së fundit në Daytona ishte me shumë surpriza, e ndërprerë dy herë nga komisarët e pistës për shkak të shiut. Makina Cabillac, që pilotohej nga Alonso së bashku me Kamui Kobayashi, Jordan Taylor dhe Renger van Der Zande, e mori kryesimin e garës që në fillim dhe e ruajti këtë avantazh deri në fund.

Gara u ndërpre një herë për 1 orë e 45 minuta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, por më pas sfida rinisi normalisht dhe asgjë nuk ndryshoi në krye të garës. Gara u ndërpre edhe 10 minuta nga fundi i saj, por këtë herë nuk rinisi më dhe Alonso arrin të triumfojë me meritë. Në maj Alonso do të synojë triumfin në Indianapolis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit