Alonso: Urime Bayernit kampion, ishte skuadra më e fortë dhe më e qëndrueshme

5 Maj 2025
7:52
Alfred Lleshi
back button

Me stilin tipik të një profesionisti të madh, Xabi Alonso pranon të zbresë nga froni i Gjermanisë, teksa titulli kampion rikthehet në duart e Bayern Munich. Falë barazimit 2-2 mes Leverkusen dhe Freiburg, bavarezët mund ta festojnë edhe matematikisht titullin e tyre të 34-t.

Në vijim janë fjalët e trajnerit të “Aspirinave”, të raportuara nga “Kicker”: “Urime për Bayernin, ishte një kampionat plotësisht i merituar prej tyre. Ata ishin skuadra më e mirë dhe më e qëndrueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit