Alves kundër të gjithëve: Do të fitoj Kupën e Botës!

14 Korrik 2020
21:03
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, është gjithmonë interesant me fjalët e tij. Ai ka treguar dhe qëllimin e tij të madh për të luajtur në Kupën e Botës Katar 2022. Futbollisti po stërvitet fort dhe pavarësisht moshës së tij tregon se çfarë e motivon më shumë në këtë moment të karrierës së tij.

“Dua të fitoj Kupën e Botës 2022 dhe të mbyll një kapitull me Brazilin. A e dini se çfarë më motivon më shumë? Kur më thonë se nuk vlej sepse jam i vjetër. Do të punoj shumë fort për diçka të tillë”, – tha ai.

Dani Alves po luan në Brazil me ekipin e Sao Paolos si titullar dhe po shënon gola. Veterani është 37 vjeç dhe kërkon të bindë Titen që ta thërrasë në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit