Amanda Nunes s’njeh rivale, fiton duelin ndaj Anderson e mbron titullin

7 Mars 2021
17:09
Telesport
back button

Sportistja braziliane Amanda Nunes ka mbrojtur titullin kampion bote të peshës “featherweight” (pesha 61-66kg) në artet marciale mikse, pas fitores me submission në raundin e parë ndaj australianes Megan Anderson. Kjo sfidë zhvilluar në Las Vegas ishte e vlefshme për eventin UFC-259.

Duel pa histori, mbyllur pas vetëm 180 sekondash nga Nunes, që korri fitoren nr.21 në karrierën e saj (ka vetëm 4 humbje), suksesi i 12-të radhazi për të. Nunes është edhe kampione e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg). Për Anderson kjo është humbja e pestë në karrierë (ka edhe 11 fitore).

Nunes sulmoi që në sekondat e para rivalen, duke e vënë në vëshrtirësi Anderson, që u përpoq të evitojë kontaktet dhe të reagojë duke kapur brazilianen nga mesi, por pa sukses. Grushtet e Nunes ishin të fuqishme, duke e hedhur shpejt Anderson në tapet, e cila nuk ka forcë të reagojë.

Pas 3 minutash, pasi arrin ta hedhë në tapet rivalen, Nunes e kap për fyti Anderson me këmbë (triangle armbar), që mezi merr frymë dorëzohet. Festë për Nunes, suksesi i parë në kafaz si nënë, që tashmë pritet të mbrojë titullin e peshës “bantamweight” në gjysmën e dytë të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit