Ancelotti: Të mbledhim sa më shumë pikë në këto dy ndeshje, ky do të jetë çelësi për të patur sukses kudo

22 Janar 2025
9:45
Telesport
back button

Pasi mori kreun e renditjes në La Liga ekipi i Real Madrid kërkon të ngjitë shkallët e renditjes edhe në Champions League. Skuadra madrilène do të presë sot në “Bernabeu” rivalët e Salzburg.

Ndeshja është e rëndësishme sepse faza e grupeve është drejt fundit dhe duke parë renditjen aktuale na duhen pikë. Është koha të mbledhim gjithçka që mundemi dhe më pas të shohim se ku do të renditemi”, tha trajneri Carlo Ancelotti.

Ne do të përpiqemi të luajmë mirë siç bëmë kundër Las Palmas. Tashmë për ne ka vetëm një mundësi që të jemi mes tetë më të mirave, që t’i fitojmë të dyja ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë”, shtoi trajneri italian.

Ancelotti, më tej komentoi shanset që Real ka në Champions: “Edhe nëse do të na duhet të luajmë dy ndeshjet shtesë do të jemi gati, duke dhënë 100%. Programi do të jetë edhe më kërkues, por ne jemi mësuar me të”.

Aktualisht po luajmë shumë mirë në sulm, por duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje. Ky do të jetë çelësi i suksesit këtë sezon. Nëse e bëjmë këtë, do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat”, tha Ancelotti.

Në fund, foli edhe për Mbappe: “Në fillim i ndërroja rolet më shpesh me Vinicius, por me kalimin e ditëve situata u përkeqësua. Bellingham e ka çliruar veten nga pozicioni i tij dhe tani gjërat po shkojnë drejt. Nëse luan më shumë brenda, vetëm një vrap dhe një prekje. Dhe kjo është ajo që Mbappé ka bërë shumë herë. Sepse virtyti më i madh i tij është aftësia për të lëvizur lirshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit