Anglia, fanella pa emra në pjesën e dytë kundër Belgjikës: arsyeja

26 Mars 2024
17:22
Denis Hakanaj
back button

Një risi e rëndësishme me rastin e ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Belgjikës të planifikuar në stadiumin Wembley mbrëmjen e sotme.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, në fakt kombëtarja angleze nuk do të ketë në pjesën e pasme të fanellave emrat e lojtarëve. Bellingham dhe shokët e tij të skuadrës do të mbajnë vetëm numrat e tyre sipas rregullores.

Një motivim i rëndësishëm pas kësaj nisme: Alzheimer’s Society International.

Një mënyrë, njofton federata angleze, për të shpjeguar sesi njerëzit që vuajnë nga demenca humbasin kujtimet e çmuara, madje edhe emrat e idhujve të tyre, lojtarët e Anglisë. Një gjest simbolik.

Fanellat më pas do të shiten në ankand për të mbledhur fonde për të mbështetur kërkimin e Shoqërisë së Alzheimer’s Society.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit