Arne Slot bën gjestin e bukur ndaj Jurgen Klopp në festën e titullit (Video)

27 Prill 2025
20:27
Telesport
back button

Festë e madhe në “Anfield”, pasi Liverpool fitoi 5-1 ndaj Tottenham dhe u shpall zyrtarisht kampion për këtë sezon në Premier League. Ky është titulli i 20-të kampion në historinë e klubit të kuq në Angli, ndërsa është trofeu i dytë në formatin e ri të Premier League.

Në përfundim të ndeshjes, të gjithë u futën në fushë për të festuar. Një nga gjërat që ra më shumë në sy ishte gjesti i bukur i Arne Slot. Holandezi i ktheu respektin Jurgen Klopp, pasi trajneri gjerman në ndeshjen e tij të fundit me Liverpool thirri emrin e tij para tifozerisë së kuqe.

Të njëjtën gjë bëri sot Arne Slot, duke marrë duartrokitjet e të gjithë tifozëve. “Është koha që t’i dërgoj mirënjohjen time Klopp-it. Jurgennnn Klopp, na na naaaaa, Jurgen Klopp, naaa, naaaa”, ishin fjalët e Slot, duke elektrizuar tifozerinë e kuqe. SHIKOVIDEON

Lajme të tjera

Lajmet e fundit